KIM MEHMETI BASHKEBISEDIM ME STUDENTET

November 19th, 2013

Shkrimtari i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar nga kritikët e sotëm shqiptar dhe ndërkohmbëtarë, një nga publicistët më të guximshëm dhe më të drejtpërdrejtë në mendimet e tij, z. Kim Mehmeti dha një vlerësim kritik në lidhje me diplomacinë kulturore të shqiptarëve, duke nënvizuar se “diplomacia kulturore shqiptare tregon shenja inferioriteti, ndonëse ndoshta jo në të njëjtën trajtë dhe masë me diplomacinë politike”. I ftuar nga Klubi i Artit dhe Kulturës në Universitetin Epoka, ai zhvilloi një bashkëbisedim me studentët, gjatë të cilit shpalosi qasjet, aspektet dhe pikëpamjet e tij mbi të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e diplomacisë kulturore shqiptare. Gjatë vizitës së tij, z. Mehmeti u prit në një takim të veçantë dhe nga rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın.