Njoftim mbi aplikimet pėr Programin e Shkėmbimit “Mevlana”

April 30th, 2013

Programi i Shkëmbimit të Studentëve “Mevlana”, një projekt i cili synon të ndihmojë në shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik mes institucioneve të arsimit të lartë të Turqisë me institucionet e arsimit të lartë në vende të tjera të botës ka nisur aplikimet për vitin në vijim.

Universiteti Epoka, si pjesë e institucioneve të arsimit të lartë pjesë e këtij projekti, ka rënë dakord me universitetet e mëposhtme për të bashkëpununuar në kuadër të Programit të Shkëmbimit Mevlana:

  1. Universitetin Mehmet Akif Ersoj
  2. Universitetin e Dumlupınar
  3. Universitetin Teknik të Stambollit
  4. Universitetin  Onsekiz Mart të Çanakkalesë
  5. Universitetin Afyon të Kocatepe
  6. Universitetin Yıldız Teknik
  7. Universitetin Namik Kemal
  8. Universitetin Akdeniz
  9. Universitetin e Ordusë
  10. Universitetin Selçuk
  11. Universitetin e Giresunit
  12. Universitetin Hasan Kalyoncu
  13. Universitetin Pamukkale
  14. Universitetin Erciyes
  15. Universitetin Yuzuncu Yil
  16. Universitetin Nigde
  17. Universitetin Bartinit

Të gjithë studentët dhe stafi akademik i Universitetit Epoka mund të përfitojnë nga Programi i Shkëmbimit “Mevlana”.
Studentët mund të marrin pjesë në Programin e Mevlana Exchange në një ose dy semestra dhe stafi akademik mund të japë leksione në universitetet turke nga 1 javë (minimumi) deri në tre muaj (maksimumi).

Aplikimi për Programin e Shkëmbimit “Mevlana” ka filluar dhe ju mund të aplikoni deri më 10 maj 2013.

Për më shumë informacion jeni të lutur të kontaktoni pranë Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare.