Njoftim mbi aplikimet pėr Programin e Shkėmbimit tė Universitetit Epoka pėr semestrin e parė 2013

April 12th, 2010

Të dashur studentë,

Kemi kënaqësinë t’ju bëjmë më dije se kanë filluar aplikimet për për Programin e Shkëmbimit të Universitetit Epoka për semestrin e parë 2013. Studentët të cilat kanë një mesatare të përgjithshme 2.5 mund të aplikojnë për programin e shkëmbimit të studentëve deri me datë 30 Prill 2013.  Më shumë informacion rreth programit ju mund të gjeni në http://iro.epoka.edu.al/  Gjithashtu ju mund të shikoni listën e universiteteve në linkun http://iro.epoka.edu.al/academic_relations.html

Disa prej universiteteve të kontraktuara aplikojnë tarifat e tyre shkollore dhe disa të tjerë pranojnë vetmë pagesën e bërë këtu. Kjo do të thotë, që për disa universitete, kur ju paguani tarifën e shkollës tuaj këtu, ose nëse keni bursë këtu, ju mjafton të tregoni faturën tuaj të pagesave nga Universiteti Epoka. Ndaj për shumicën e universiteteve turke, ju nuk do të paguani asnjë tarifë shkollore shtesë. Për akomodimin dhe ushqimin, Epoka University do të përpiqet t’ju sigurojë një konvikt ose një vend të mirë qëndrimi.