Seri workshopesh mbi optimizimin e sektorit financiar

April 29th, 2013

Seri workshopesh mbi optimizimin e sektorit financiar

Seri workshopesh mbi optimizimin e sektorit financiar

Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative në bashkepunim me Qendrën e Edukimit të Vazhdueshëm organizuan një seri workshopesh mbi optimizimin e sektorit financiar, mbajtur me datë27 Prill 2013, në qëndrën e Kurseve “Meridian” fokusuar në Programimin Stokastik, Menaxhimin e Riskut dhe Portofolit si edhe Vendimarrjen e investimeve të sigurta. Pjesemarresit ne worshop vinin nga departamente te ndryshme te bankave te ndryshme ne Shqiperi dhe Kosove si ALM Officer at Raiffeisen Bank Albania, Specialist/Financial Control, Planning & Reporting Department, Asst. Specialist/Corporate & Commercial Credit Department, Specialist/ Treasury Department, Senior Specialist/Treasury Department, BKT ne Shqiperi dhe Kosove etj.

Workshop ishte i ndarë në sesione teorike dhe praktike dhe problemet që lindin në sektorin financiar gjatë vendimarrjes mbi investimet. Në vazhdim të modeleve klasike dhe të mirënjohura si modeli Markowitz', e cila nënkupton modelin e optimizimit të variablave, objektivi kryesor është të prezantojë zhvillimet e fudnit dhe modelet e reja të optimizimeve për një sërë problemesh financiare. Vecanërisht në fokusohemi në modelimin dhe qasjen drejt zgjidhjeve për alokimin e aseteve,zgjedhjen e portofolit, gjurmimin e indeksit, menaxhimin e riskut dhe menaxhimin e aseteve.

Përfitimet e pjesëmarrjes:

  • Të marrin njohuri të mira në mënyrën e modelimit të pasigurive që ngrihen gjatë apolimeve të biznesit në sekrorin e shërbimeve financiare,
  • Përfitimi i këndvështrimit realist mbi optimizimin e teknologjisë që ndikon mbi vendimarrjen e investimeve
  • Kuptimi i rolit të praktikave të vendimarrjes së investimeve të sigurta
  • Ndërgjegjësimi mbi zhvillimet dhe praktikat më të reja mbi alokimin e aseteve,optimizimin e portofolit,menaxhimin e aseteve dhe detyrimeve,menaxhimin e riskut.
  • Marrja e njohurive mbi përcaktimin dhe zgjidhjen efektive të problemeve sfiduese të klientëve në termat e alokimit të kapitalit për të marrë maksimumin e kthimit në investim me risk të limituar

Audienca e synuar

  • Analistë sasior dhe teknik
  • Analistë të riskut
  • Inxhinierë dhe analistë financiarë
  • Zhvillues sasior
  • Analistë dhe menaxherë tregtie dhe zTrade & cash solutions managers/analysts
  • Corporate treasurers
  • Menaxherë/Strategë investimesh
  • Kërkues akademik

Ne fund te aktivietit Dekani i Fakultetit te Shkencave Ekonomike dhe Administrative shperndau certifikata per te gjithe pjesemarresit.