Studimet e Doktoraturės, mblidhet kėshilli i profesorėve

March 29th, 2013

Më 28 mars 2013 u mblodh Këshilli i Profesorëve të Fakultetit të Ekonomikut dhe Shkencave Administrative.

Bazuar në dispozitat e legjislacionit shqiptar të arsimit të lartë, Këshilli i profesorëve është njësia kryesore përgjegjëse për organizimin dhe zhvillimin e  studimeve të Doktoratës dhe në këtë kontekst, anëtarët e Këshillit  vlerësuan  kërkesën për regjistrim në programet e doktoraturës të ofruara nga Universitetit Epoka  dhe vendosi për doktorantët e pranuar.

Bazuar në Urdhërin  Nr.565, datë 19.11.2012 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Shqipërisë , Fakultetit të Ekonomikut dhe Shkencave Administrative i është dhënë e drejta për ofrimin e programeve të studimit të Doktoratës duke filluar nga viti akademik 2012- 2013 në degët e mëposhtme:

1. Ekonomiks në profilet “Ekonomiks” dhe “Financë-Bankë”;
2. Shkenca politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;
3. Administrim Biznesi