Zhvillohet sesioni i dytė i seminarit : Matematikė dhe Logjikė Financiare

March 27th, 2013

Më 26 mars 2013, Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative mbajti sesionin e dytë të seminarit të çertifikuar me temë: Matematika dhe logjika financiare, ku studentët mund të përmirësonin njohuritë e tyre financiare. Seminari u mbajt nga pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative Z. Nihat Çengiz dhe ishte i bazuar në një format me pyetje dhe përgjigje .

Morën pjesë më shumë se 25 studentë të Departamenteve si Bank-Financa, Ekonomiku dhe Administrim Biznesi.